0:00 | 0:00
Të kam lënë malin

paraqet tekste të reja të shkruara nga shkrimtarë dhe mendimtarë bashkëkohorë mbi arkitekturën e zhvendosjes. Këto tekste janë hedhur në muzikë dhe kënduar nga disa prej grupeve të fundit të mbetura të iso-polifonisë, një formë arti e mbrojtur tanimë nga UNESCO si “trashëgimi e kulturës shpirtërore”.

AL / EN

Një formë e gjallë arti, shoqëruese e brezave të emigracionit dhe tranzicionit, “të kënduarit e mërgimit” ka qenë në thelb të përjetimit të largimit, mallit dhe rikthimit. Pavijoni Shqiptar është një hapësirë e të dëgjuarit kolektiv; të “individëve në shoqëri”.

nis një bisedë rreth urbanizmit të zhvendosjes, duke e projektuar rastin shqiptar në skenën ndërkombëtare, me synimin e qartë për ta përcjellë këtë dialog mëpas në Shqipëri.

Bashkëpunëtorët
Etel Adnan
Mourid Barghouti
Michel Butor
Claire Fontaine
Yona Friedman
Anri Sala
Michael Taussig
Yanis Varoufakis
Ornela Vorpsi
Finn Williams
Këngëtarët e fierit
Këngëtarët e vlorës
Këngëtarët e himarës
Këngëtarët e tiranës

Etel Adnan është poete dhe piktore. Lindur më 1925, u rrit në Beirut. E ëma e saj ishte greke nga Izmiri, ndërsa i ati një otoman i lindur në Damask. Në Liban ajo u edukua në shkollat franceze. Studioi filozofi në Sorbonë, e mëpas në Berkeley dhe Harvard. Jeton në Paris.

Mourid Barghouti është poet palestinez. Lindur më 1944 në Dair Ghassana pranë Ramallah. Po ndiqte studimet për letërsi angleze në Universitetin e Kairos kur Izraeli pushtoi Palestinën lindore më 1976 dhe iu mohua e drejta e rikthimit në atdhe; që atëherë jeton në mërgim. Është autor, ndër të tjerë, i romaneve autobiografikë Unë e pashë Ramallah (1997), dhe Jam lindur atje, jam lindur atje (2009).

Michel Butor është shkrimtar dhe eseist. Lindur në rrethinat e Lille më 1926, studioi në Sorbonë dhe mëpas dha mësim në vende të ndryshme si Mançester dhe Selanik. Duke ndërthurur poetiken me analitiken, veprat e tij – si L’emploi du temps (1956), La modification (1957) dhe Le génie du lieu (1958) – shpesh shqyrtojnë lëvizjen, kohën dhe vendin.

Claire Fontaine është një bashkësi artistësh me bazë në Paris, themeluar më 2004. Pasi e mori emrin e saj nga një markë e njohur fletoresh shkollore, Claire Fontaine e shpalli veten “një artiste readymade”. Puna e saj mund të përshkruhet si hetim i vazhdueshëm i pafuqisë politike dhe krizës së singularitetit që duket se përkufizon artin e sotëm bashkëkohor.

Yona Friedman është arkitekt dhe teoricien. Lindur më 1923 në Hungari, pasi i shërbeu Rezistencës, Friedman-i emigroi në Izrael, ku zhvilloi forma bazike por radikale arkitekturore me anë të elementëve të parafabrikuar. Më 1960, Friedman botoi dy manifeste me mjaft ndikim, L’architecture mobile dhe Ville spatiale. Më vonë u zhvendos në Paris, ku jeton edhe sot.

Anri Sala është artist. Lindur më 1974 në Tiranë, ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve në Tiranë, e mëpas vazhdoi studimet në Paris dhe Turcoing. Veprat e tij në video dhe instalacion eksplorojnë gjuhën dhe kujtesën, ndërtimin e narrativave dhe hapësirën midis vizuales dhe aurales. Jeton dhe punon në Berlin.

Michael Taussig është antropolog. Lindur në Sidnej, sot jeton në New York në Columbia University. Është autor i shumë librave, ndër të cilët Shamanism, Colonialism and the Wild Man (1987), Defacement: Public Secrecy and the Labor of the Negative (1999) dhe What Color is the Sacred? (2009).

Yanis Varoufakis është ekonomist dhe ish-ministër i financave të Greqisë. Lindur në Athinë më 1961, ka studiuar në Essex dhe Birmingham, si dhe ka dhënë mësim në disa vende si Athinë, Austin dhe Sidnej. Është autor i shumë librave, ndër të cilët The Global Minotaur: America, the True Causes of the Financial Crisis and the Future of the World Economy (2011) dhe And the Weak Suffer What They Must? Europe, Austerity and the Threat to Global Stability (2016).

Ornela Vorpsi është shkrimtare dhe artiste. Lindur në Tiranë më 1968, ka studiuar në Tiranë e më pas në Milano dhe Paris. Botimet e saj përfshijnë, ndër të tjera, monografinë fotografike Nothing Obvious (2001), Il paese dove non si muore mai (2005) dhe Bevete cacao Van Houten! (2010). Tu convoiteras (2014) është libri i saj i parë i shkruar në frëngjisht; jeton dhe punon në Paris.

Finn Williams është arkitekt e mëpas planifikues urban. Ka studiuar në Glasgow, Porto dhe Londër. Është Drejtues për Përtëritjen e Zonës Veri-Perëndimore të Londrës në Greater London Authority, si dhe kurator i Pavijonit Britanik në Ekspozitën e 15-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias.

Fier
Petrit Canaj
Llazar Dumi
Kastriot Halihoxha
Nesim Meno
Muharrem Mezani
Guri Rrokaj
Fatmir Tahiraj
Shaban Zeneli

Vlorë
Organizuar nga Sejmen Gjokoli
Adriatik Cenko
Viktor Gjoka
Sinan Gjoleka
Vendim Kapaj
Piro Latifaj
Dejrim Mustafaraj
Trifon Malaj

Himarë
Organizuar nga Kristo Çipa
Luljeta Çipa
Valentina Gerdhuqi
Violeta Gerdhuqi
Zaharulla Koka
Polite Merkuri
Eglanda Prifti
Vojsava Zenelaj

Tiranë
Dhurim Ballo
Sotir Ballo
Nazo Celaj
Trifon Golemi
Hyso Xhaferraj

Pavijoni Shqiptar
në Arsenale, Venecia

Komisari
Ministria e Kulturës e Republikës
së Shqipërisë

Kuratorët
Simon Battisti
Leah Whitman-Salkin
Åbäke
Projektim akustik
dhe konsulencë teknike
Peter Meanwell
Trond Lossius
Projektues i mobiljeve
Max Lamb
Ndërtim i pavijonit
Luigi D'Oro & Arguzia S.r.l.

Vendndodhja
Arsenale (Dhoma 5), Venecia

Konferenca për shtyp
26 Maj 2016, 17:00
Lançimi i albumit
26 Maj 2016, 18.30, tek BRUNO

Oraret e hapjes
26-27 Maj 2016 (vernissage – inaugurimi privat), 10:00 -19:00
28 Maj-27 Nëntor 2016: E marte – E shtunë, 10:00-18:00
28 Maj-24 Shtator 2016: E premte – E shtunë, 10:00-20:00
Mbyllur te hënave (përveç me 30 Maj, 5 Shtator, 31 Tetor, 21 Nëntor)

Facebook
info@albanianpavilion.com

Arkitektura e zhvendosjes

Ballina e katit të dytë të ‘Paris Night Club’ paraqet një kitarë gjigante plot lakime që përdridhen rrotull asaj që duket si hyrja e një stacioni metroje prej kromi. Qëndron mbi ‘Coco Chanel Bar & Wine’, një kafené e qetë, e dekoruar me pëlhura sintetike dhe me logon nga merr emrin. Në një pallat më në jug, ‘American Computer Service’, ‘Kiev Dental’ dhe ‘Paris Perfumery’ rrinë ngjitur. Të gjitha gjenden në Komunën e Parisit, një lagje relativisht e re e Tiranës. Këto fasada i përkasin një qasjeje dhe një qyteti me një marrëdhënie të veçantë me jashtë.

Përvetësimi i identiteteve pamore nga Perëndimi, siç bën ‘Paris Night Club’, dikur ishte i jashtëligjshëm në Shqipëri. Përgjatë sundimit dyzetepesëvjeçar të Partisë Komuniste, ishin rreptësisht të ndaluara imazhet që paraqisnin botën e jashtme, apo mbërrinin prej saj. Sot procesi i zhbërjes së këtij izolimi mund të shihet në qytet. Ky proces ndodh gjithashtu në nivel individual; përvoja me botën e jashtme është kthyer në bazë përcaktuese të statusit social, në të cilin komunikohet në veshje dhe botëkuptim. Pa këtë përvojë ndokush e ndjen me të vërtetë disavantazhin; në sektorët e rinj të ekonomisë pranohesh në varësi të zotësive shoqërore të një identiteti postkomunist. Hapësirat private të qytetit, shtëpi apo zyra qofshin, paraqesin mjedise që qëllimshëm i kundërvihen imazheve komuniste shqiptare, në orvatje të pandalshme të ngjajnë si të huaja.

Më 2013-tën, 43 përqind e shtetasve shqiptarë jetonin jashtë. Mërgimi sjell pasoja të vërteta emocionale dhe psikologjike. Për sociologun Abdelmalek Sayad, procesi i emigrimit prodhon një “mungesë të dyfishtë” në botën shoqërore të mërgimtarit. Në vendin pritës ai është një i huaj i papranueshëm, ndërsa, kur kthehet në shtëpi, ndihet në siklet me ata që dikur la pas, si pasojë e përvojës së huaj, e cila i ka dhënë të tjera interesa, e ndoshta, dhe pasuri. Të mërguarit, dyfish të munguar, shtëpia dhe identiteti i shfaqen “midis”.

Megjithatë, në Shqipërinë e sotme urbane, përvoja e mërgimit është kaq e përhapur sa ka reshtur së qeni burim alienimi. Shumë nga ata të valës së parë të të mërguarve të fillimviteve 1990 – kryesisht burra në moshë pune – janë sot rreth të gjashtëdhjetave. Pas njëzetepesë viteve kufijsh të hapur, kultura qytetëse është përshtatur tërësisht me këtë gjendje “të ndërmjetme”. Brezi i shqiptarëve të rritur gjatë epokës së ‘hapjes’, edhe nëse nuk kanë jetuar jashtë, kanë përqafuar plotësisht identitetin e njëfarë internacionalizmi pa kufij. Flasin disa gjuhë, janë gjerësisht laikë dhe e quajnë veten pjesë të një rinie bashkëkohore europiane përherë në lëvizje.

Përqendrimi i kësaj mendësie ‘pa kufij’ ka efekte të dukshme e të prekshme në qytet. Në një kuptim, të ngulësh sytë jashtë duket sikur i bie në hatër qytetit: një shkëputje emocionale prej rrethinave të afërta mund të sjellë mëdyshje ndaj hapësirës më të gjerë qytetëse. Kjo mëdyshje gjen pajtim vetëm nëse qyteti ndryshon aq shpejt sa këtu. Nëse rruga jote prishet, bëhet e riprishet, vendi humbet kuptimin. Tranzicioni, në nxitimin e vet të dhunshëm, nuk pyet për këtë lidhje me vendin. Urbanizmi shqiptar është zhvilluar kuturú, përmes ndryshimesh rrënjësore politike, pa mbikqyrje, por vetëm me një vlerë të përbashkët: dëshirën e dukshme për të qenë ‘ku të jetë’, por jo këtu.

Gjatë viteve ‘të egra’ 1990, shumica e ndërtimeve të reja në qytetet shqiptare ishin të panevojshme dhe të kabashme. Këto ndërtesa të reja ngushtuan hapësirat urbane, duke bllokuar rrugët e kullimit dhe devijimit të ujërave. Gjatë stinëve të reshjeve, qytetet e tejndërtuara befas përmbyten, sepse këto godina janë ndërtuar mbi sistemin e dikurshëm të kanalizimeve. Në histori nuk haset dendësi e tillë ndërtesash dhe popullate. Sipas pothuajse të gjithëve, qytetet shqiptare janë “shkatërruar”. Saranda, stolia e dikurshme e Jugut, është “shkatërruar”; Durrësi, qytet-porti kryesor, dikur me gjerdan pishash dhe sot me ndërtesa shumëkatëshe, “i shkatërruar”. Kjo ndjenjë shpreh se qytetet shqiptare kurrë nuk do të kthehen të rregullta si dikur. Prandaj duhet parë tjetërkund.

Ka një paradoks ironik në këtë bindje: çfarë është ndërtuar në komunizëm është një kujtesë e padëshiruar e së shkuarës për këdo, por në të njëjtën kohë, qytetet janë rrënuar pakthyeshëm nga e e reja. Nga ky këndvështrim, mund të kuptohet në tërë thellësinë e saj ndjesia e zhgënjimit dhe klaustrofobisë, me të cilën shqiptarët përshkruajnë hapësirën e tyre urbane.

Parapëlqimi i përgjithshëm për format pamore dhe hapësinore “jo shqiptare”, në kombinim me pakënaqësinë ndaj hapërdarjes së kontrollit mbi hapësirën urbane, ka krijuar një qytet europian që i kundërvihet një identiteti të dallueshëm. Shqipëria urbane bashkëkohore është në kontrast të theksuar me vlerat e Rilindjes europiane, si vazhdimësia dhe nderimi i formës historike, vlera të cilat sundojnë ende sot qytetet e Europës. Tirana duhet të jetë kryeqyteti më pak didaktik i Europës.

Qyteti është marrësi dhe pasqyra e atij identiteti të zhvendosjes, të hutuar dhe egoist – të ardhur vonë në kapitalizëm, por fiks në kohë për kapitalizmin e vonë. Për emigrantët dyfish të munguar të brezave të mëparshëm, të shohësh brenda vetes dhe qytetit mund të jetë si të shohësh në zbrazëtí. Por në Shqipëri, mërgimtari i Sayad-it e gjen veten të pasqyruar në një qytet të tërë. Tirana nuk është e zbrazët; madje paraqet një urbanizëm të pasur, me shtresa psikologjike nën veshjen e saj.

Vende si ‘Paris Night Club’ apo ‘Coco Chanel Bar & Wine’ duket sikur ndërrojnë pronar çdo javë. E prapë, marrëdhënia emocionale e banorëve me vendin nuk kërkon vazhdimësinë. Paradoksi ironik i banorit të qytetit shqiptar e mban qytetin përherë të zhvendosur, përherë në bërje e sipër.

Simon Battisti është arkitekt dhe lektor në Tiranë. Leah Whitman-Salkin është botuese me qëndrim në Tiranë. Së bashku me Åbäke janë kuratorë të Pavijonit Shqiptar në Ekspozitën e XV Ndërkombëtare të Arkitekturës, La Biennale di Venezia.

Esetë

Ngushëllimi i zërit në
një botë të munguarish

Arkitektura e zhvendosjes

Ngushëllimi i zërit në
një botë të munguarish

Kur mbërrita, për detyrën time të parë në terren, në qytetin-port të Vlorës në Shqipërinë jugore, më këshilluan të përmbahesha e të mos haja peshk të freskët. Peshku, me sa thonin vendasit, mund të qe ushqyer me mbetjet e shqiptarëve të mbytur në përpjekje për të mbërritur Italinë duke kaluar Ngushticën e Otrantos. Përplasja e një anijeje të tejmbushur me një fregatë të marinës italiane më 28 mars 1997, e njohur si “Tragjedia e Otrantos”, la të vdekur nga 57 deri në 85 emigrantë; një fatkeqësi e përmasave antike. Por Otranto ishte vetëm maja e një ajsbergu të frikshëm statistikash nga demografë, ekonomistë dhe politikanë, të cilët u gjendën përballë një shpërnguljeje njerëzore të pashoqe. Studiuesit e emigracionit u magjepsën para këtij “laboratori të mërgimit”, ku mund të vrojtohej me lupë dhe me xhirim të shpejtë, se si një regjim i izoluar komunist, me liri rreptësisht të kufizuar lëvizjeje, kthehej në një vend me kufij të hapur. Por këto shifra dhe ideja e një “inkubatori të mërgimit”, e zhveshën mërgimin nga përmasa e tij thellësisht njerëzore. Nga njëra anë, ky eksperiment demografik në shkallë të gjerë solli thyerje të vazhdimësive, këputje miqësish dhe rrënime jetësh familjare; në anën tjetër, emigracioni ushqeu shpresat për një jetë më të mirë dhe prodhoi histori suksesesh ekonomike dhe dërgesa parash, të cilat u bënë të dukshme dhe mbizotëruese kudo në vend. Sot, pothuajse çdo shqiptar ka në familjen e tij “një të vdekur të gjallë”, dhe përgjatë historisë populli i ka vajtuar ata me zë – me zërin njerëzor.

Edhe para Luftës së Dytë Botërore, kurbeti, mërgimi në kërkim të punës brenda Perandorisë osmane, e më pas në Rumani, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Argjentinë, ka pjellë rituale të cilat qëndrojnë në një fonosferë më vete. Nëna, etër, motra e vëllezër mblidheshin në skaj të fshatit të përcillnin të afërmit: përballë kishës së moçme, nën një pemë dardhe, pranë urës së gurtë, mbi një shkëmb të gërryer nga lot mëmash, ata do të këndonin, psherëtinin, qanin e vajtonin ata që largoheshin drejt të panjohurës. Të kënduarit – të dëgjoheshe nga të tjerët, të pohoje lidhjet shoqërore dhe të evokoje një ndjesi të krenarisë vendase – ka qenë një mënyrë ndërtimi e shpresës në zbrazëtí, e jetëzgjatjes së “një komuniteti të përfytyruar” përtej kufijve, përtej botës së njohur.

Të kënduarit ishte një mënyrë komunikimi në një botë ku letrat, apo rrëfimet e atyre që ktheheshin, ishin burimi i parë i informacionit. Por, ata që largoheshin dhe ata që mbeteshin, së bashku u përpoqën të hidhnin një urë mbi humnerën e heshtjes, e të pathënës, duke e koduar atë në këngë. Kjo botë zanore lidhte botët e mungesës dhe të pranisë; ajo ndërtonte një imazh të njëmendtë të atyre që ishin larguar. Ajo lejonte hyrjen në rezonancë edhe të zërave të të çrrënjosurve dhe të ndarëve, të nisur në kërkim të një shtëpie të re fizike dhe shpirtërore.

Ky “përkthim” i mungesës përmes këngës quhet këngë kurbeti. Forma iso-polifonike spikat në jug të lumit Shkumbin – një hapësirë ku përfshihet Vlora dhe fshatra të tjerë, nga ku mijëra shqiptarë kanë braktisur atdheun. Këto këngë, që i përkasin një praktike të përbashkët mesdhetare, janë unike për vitalitetin, si praktikë e përditshme jetë-pohuese dhe në mënyrat e tyre të përçimit dhe mbijetesës, një fakt i pranuar bindshëm kur UNESCO, më 2005, e shpalli “folklorin iso-polifonik shqiptar” një “kryevepër të trashëgimisë orale dhe shpirtërore të njerëzimit”. Këto këngë tregojnë peshën e dokeve tradicionale të rrënjosura vendase – sidomos në një epokë të globalizuar e të ndërlidhur nga interneti – duke komentuar dhe shpjeguar të tashmen, me anë të transformimit të vazhdueshëm të një praktike të trashëguar vokale.

Çdo interpretim shquhet për “ndarjen e dhimbjes” mes këngëtarëve dhe dëgjuesve. Autoriteti i këngëtarit apo këngëtares mbështetet mbi aftësinë se si arrin të emocionojë dëgjuesit dhe t’u përcjellë mall, një gjendje shumëdegëshe emocionale e një nostalgjie shoqërore, hapësinore dhe zanore. Pjesëmarrja në këndimin dhe dëgjimin e një kënge kurbeti kushtëzohet nga përvoja vetjake dhe e jetuar e mërgimit. Kjo përvojë e drejtpërdrejtë e lejon dëgjuesin të hyjë në botën muzikore të këngëtarëve; i bën të aftë të deshifrojnë shenjat dhe mesazhet zanore. Fonosfera e këtyre këngëve të mërgimit shpesh krijohet dhe improvizohet pikërisht në interpretim e sipër. Kam qenë dëshmitar gjatë koncerteve kur këngëtarët dhe spektatorët shpërthenin në lot, ose kur spektatorë i bashkoheshin papritur grupit që këndonte, duke rrëfyer me këngë përvojat e tyre prej mërgimtarësh.

Shumë nga këta tinguj janë të njëjtë me ato që njohim nga varrimet: ofshama, kuje, hedhje më gjunjë te tabuti, britma therëse. Disa prej tyre na kujtojnë peizazhin zanor të maleve shqiptare: klithmën e qyqes, ulërimën e ujkut, apo blegërimën e dhisë. Është një botë ende e pazbutur tingujsh natyrorë, e cila shtrohet dhe zbutet në një strukturë me disa kate dhe me hierarki dhe role të ndarë qartazi: njëri që ia merr (zëri i parë), tjetri që ia pret (zëri i dytë), tjetri që ia hedh (zëri i tretë dhe i dridhur), tjetri që mban iso (zëri monoton). Ndërsa tre zërat e parë interpretohen solo dhe kërkojnë aftësi të veçanta vokale, si edhe përcaktojnë skemën melodike dhe mesazhin kryesor të tekstit të këngës, zëri i isos është një element strukturor më gjithëpërfshirës. Është një element ndihmës – si nga ana muzikore ashtu dhe nga ajo më e gjerë psikologjike. Këngëtari i isos intonon zanoret e zërave udhëheqës në një akt përforcimi kolektiv; ata ndajnë peshën emocionale të tekstit në të njëjtën mënyrë si komuniteti i bashkëfshatarëve ndan dhimbjen me të prekurit nga barra e rëndë e mërgimit. Kori i isos tradicionalisht kërkon të paktën katër këngëtarë, që përshtatin timbrin e tyre të zërit me njëri- tjetrin, një proces që mund ta quajmë akordim shoqëror dhe muzikor. Ideale për këtë lloj zëri është përzierja e plotë dhe zhytja në një tingull – formimi i një “komuniteti zanor”. Zëri i isos i fton ata që e dëgjojnë t’i bashkohen, të solidarizohen me atë çka këndohet dhe mendohet, dhe ta bëjnë tekstin të kumbojë.

Mërgimi është i kudogjendur sot në Shqipëri: ngrehina të pambaruara dykatëshe në periferitë qytetase mëkojnë mitin e rikthimit; kafene të quajtura “Schengen”; madje pika karburanti apo autobusësh me emrin “Emigranti”. Kjo shpërngulje ka qenë dhe vijon të portretizohet në media si një eksod i përmasave biblike – një “ngjarje mediatike” e ndërtuar dhe e bërë publike nëpërmjet fuqisë evokuese të imazheve. Ky mëshim në shqisat pamore, në bërjen të dukshme të vuajtjes dhe tragjedisë njerëzore, gjithsesi, shpërfill faktin se në Shqipëri mërgimi është një dukuri shumëshqisore, e cila ka po aq nevojë për shqisën tonë të dëgjimit.

Dëgjimi i një kënge vaji na bën të kuptojmë rolin që praktika kulturore tradicionale ka në shqyrtimin e shpërnguljes njerëzore, që nga kohët e lashta e deri sot. Ajo na bën të kuptojmë nëse shqisat tona janë helmuar ndërkohë, apo nëse peshku vjen nga deti i pagëlltitshëm. Ka një truall të paprekur tingujsh, ku mund të gjejë strehë shpresa e atyre që ikën, e atyre që mbetën dhe e atyre që ndjejnë për ta.

Eckehard Pistrick është etnomuzikolog në Martin-Luther-Universität Halle-Wittenberg. Ai është autor i Performing Nostalgia: Migration Culture and Creativity in South Albania (2015).

albania-record-cover-f87e6bf2649a6d1268595f625cc0ae27
sleeve-for-website4-7496e442582d08e8e9f3cce4a78e0b63
sleeve-for-website5-14294a4197a4201db2efe4d59a352346
sleeve-for-website6-d3d2fd340b456e0614ebddd631776504
sleeve-for-website7-239134eb7bea61fc91715d6003e9f9f7
sleeve-for-website-a045bb33aef2b40dc7113c1f9702021d

Album & Libër
Disk vinil 12 inç me një libër prej njëzet e katër faqesh
Bashkë-botuar nga Sternberg Press, Apparent Extent, L’Esprit de l’Escalier

Redaktorët
Simon Battisti
Leah Whitman-Salkin
Åbäke
Producent
Peter Meanwell
Bashkë-producent
Edit Pula

Inxhinier akustik
Andrew Smillie
Prodhim i diskut vinil
Volker Zander
Mastering
Nicholas Bussmann
Konsulent muzike
Vasil Tole

Sternberg Press
Caroline Schneider
Karl-Marx-Allee 78
10243 Berlin
Germany

Apparent Extent
Volker Zander

Thürmchenswall 25
50668 Cologne
Germany

L’Esprit de l’Escalier
c/o Kulttuurisauna
Hakaniemenranta 17

00530 Helsinki
Finland

Reference
ISBN 978-3-95679-239-7
AE029 2016
EE-R002

M.I.A.
Borders

Freedom, I'dom, Me'dom
Where's your We'dom?
This world needs a brand new re'dom
We'dom—the key
We'dom the key'dom to life!
Let's be 'dem
We'dom smart phones
Don't be dumb!

Borders (What's up with that?)
Politics (What's up with that?)
Police shots (What's up with that?)
Identities (What's up with that?)
Your privilege (What's up with that?)
Broke people (What's up with that?)
Boat people (What's up with that?)
The realness (What's up with that?)
The new world (What's up with that?)
Am gonna keep up on all that

Guns blow doors to the system
Yeah fuck 'em when we say we're not with them
We're solid and we don't need to kick them
This is North, South, East and Western
Guns blow doors to the system
Yeah fuck 'em when we say we're not with them
We're solid and we don't need to kick them
This is North, South, East and Western

Queen (What's up with that?)
Killing it (What's up with that?)
Slaying it (What's up with that?)
Your goals (What's up with that?)
Being bae (What's up with that?)
Making money (What's up with that?)
Breaking internet (What's up with that?)
Love wins (What's up with that?)
Living it (What's up with that?)
Being real (What's up with that?)

Guns blow doors to the system
Yeah fuck 'em when we say we're not with them
We're solid and we don't need to kick them
This is North, South, East, and Western
Guns blow doors to the system
Yeah fuck 'em when we say we're not with them
We're solid and we don't need to kick them
This is North, South, East, and Western

We representing peeps, they don't play us on the FM
We talkin' in our sleep, they still listen on a system
We sittin' on a stoop
Where we get a scoop
This is how we keep it cool
This is how we do
We representing peeps, they don't play us on the FM
We talkin' in our sleep, they still listen on a system
We sittin' on a stoop
Where we get a scoop
This is how we keep it cool
This is how we do

Egos (What's up with that?)
Your values (What's up with that?)
Your beliefs (What's up with that?)
Your families (What's up with that?)
Histories (What's up with that?)
Your future (What's up with that?)
My boys (What's up with that?)
My girls (What's up with that?)
Freedom (What's up with that?)
Your power (What's up with that?)

Guns blow doors to the system
Yeah fuck 'em when we say we're not with them
We're solid and we don't need to kick them
This is North, South, East, and Western
Guns blow doors to the system
Yeah fuck 'em when we say we're not with them
We're solid and we don't need to kick them
This is North, South, East, and Western

We representing peeps, they don't play us on the FM
We talkin' in our sleep, they still listen on a system
We sittin' on a stoop
Where we get a scoop
This is how we keep it cool
This is how we do
We representing peeps, they don't play us on the FM
We talkin' in our sleep, they still listen on a system
We sittin' on a stoop
Where we get a scoop
This is how we keep it cool
This is how we do

Gonna keep up on all that
Gonna be doing it like that

M.I.A.
Kufij
Regjistruar në Himarë

M.I.A.
Kufij

Lirí, UNË’rí, MUA’rí
Ku e ke NE’rí?
Kësaj bote i duhet Ri’rí sërish
NE’rí – çelësi,
NE’rí çelës’rí në jetë!
Le të jemi ata
NE’rí smart fonë
Mos rri si guak!

Kufij (Ça bëhet me këtë?)
Politika (Ça bëhet me këtë?)
Policia qëllon (Ça bëhet me këtë)
Identitete(Ça bëhet me këtë?)
Privilegjet e tua (Ça bëhet me këtë?)
Njerëz trokë (Ça bëhet me këtë?)
Njerëz në barka (Ça bëhet me këtë?)
E vërteta (Ça bëhet me këtë?)
Bota e re (Ça bëhet me këtë?)
Dhe do ta mbajmë gjallë gjithë këtë.

Armët i shpërthejnë dyert sistemit
Në djall vafshin kur themi se s’jemi me ta –
Jemi të fortë dhe nuk ka pse t’i gjuajmë me shkelm
Këtu është Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim
Armët i shpërthejnë dyert sistemit
Në djall vafshin kur themi se s’jemi me ta
Këtu është Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim

Mbretëreshë (Ça bëhet me këtë?)
Ta vrasësh (Ça bëhet me këtë?)
Ta shuash (Ça bëhet me këtë?)
Synimet e tua (Ça bëhet me këtë?)
Të jesh bae (Ça bëhet me këtë?)
Të bësh pará (Ça bëhet me këtë?)
Të prishësh internetin (Ça bëhet me këtë?)
Dashuria fiton (Ça bëhet me këtë?)
Ta jetosh (Ça bëhet me këtë?)
Të jesh real (Ça bëhet me këtë?)

Armët i shpërthejnë dyert sistemit
Në djall vafshin kur themi se s’jemi me ta –
Jemi të fortë dhe nuk ka pse t’u biem me shkelm
Këtu është Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim
Armët i shpërthejnë dyert sistemit
Në djall vafshin kur themi se s’jemi me ta
Jemi të fortë dhe nuk ka pse t’u biem me shkelm
Këtu është Veri, Jug, Lindje dhe Perëndim

Ne paraqesim pipëtima, nuk na luajnë në valë FM
Ne flasim në gjumë, ata ende dëgjojnë në sistem
Ne duke ndenjur në një prag
Ku marrim një lopatë
Kështu e marrim shtruar
Kështu veprojmë ne
Ne paraqesim pipëtima, nuk na luajnë në FM
Ne flasim në gjumë, ata ende dëgjojnë në sistem
Ne duke ndenjur në një prag
Ku marrim një lopatë
Kështu e marrim shtruar
Kështu veprojmë ne

Egot (Ça bëhet me këtë?)
Vlerat e tua (Ça bëhet me këtë?)
Bindjet e tua (Ça bëhet me këtë?)
Familjet e tua (Ça bëhet me këtë?)
Historitë (Ça bëhet me këtë?)
E ardhmja jote (Ça bëhet me këtë?)
Djemtë e mi (Ça bëhet me këtë?)
Vajzat e mia (Ça bëhet me këtë?)
Lirí (Ça bëhet me këtë?)
Fuqia jote (Ça bëhet me këtë?)

Ne paraqesim pipëtima, nuk na luajnë në FM
Ne flasim në gjumë, ata ende dëgjojnë në sistem
Ne duke ndenjur në një prag
Ku marrim një lopatë
Kështu e marrim shtruar
Kështu veprojmë ne
Ne paraqesim pipëtima, nuk na luajnë në FM
Ne flasim në gjumë, ata ende dëgjojnë në sistem
Ne duke ndenjur në një prag
Ku marrim një lopatë
Kështu e marrim shtruar
Kështu veprojmë ne

Do ta mbajmë gjallë gjithë këtë
Kështu do ta bëjmë këtë.

Prodhuar me rastin e Pavijonit Shqiptar në Ekspozitën e XV Ndërkombëtare të Arkitekturës të Bienales së Venecias. Mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë

Komisari
Ministrisë së Kulturës,
Republika e Shqipërisë

Kuratorët
Simon Battisti
Leah Whitman-Salkin
Åbäke

Asistentët projekti
Alisa Braho
Ilva Gjuzi

Asistencë programimi
Leon Barker

Përkthyesit
Parid Teferiçi
(të gjitha tekstet përveç Michel Butor, AL)
Gregory Dowling (Ornela Vorpsi, IT-EN)
Edmond Tupja (Michel Butor, FR-AL)
Lydia Davis (Michel Butor, FR-EN)

Projektim i faqes së internetit
dhe programim
Joseph Pleass
Sasha Portis
Åbäke

Sponsorat
Meyer Sound
BEK
Sigal Uniqa Group Austria
Spring
AlbaRent
Savatours

Partnerin mediatik
Digitalb
Top Channel

Faleminderit
gjithë kontribuesve dhe këngetarëve.

Një falenderim i vecantë për individët në vijim për mbështetjen e tyre
Ardian Ahmedaja
Allia Alli
Rubin Beqo
Eneida Berisha
Ethel Brooks
Giacomo Covacich
Salmaan Craig
Christina Davis
Gerti Druga
Amela Dybeli
Erion Fejzulla
Photios Giovanis
Jonila Godole
Donatien Grau
Tatjana Günthner
Leila Hasham
Edmond Ibrahimi
Arian dhe Silvana Leka
Marie Lund
Lorenzo Mason
Leonard Martiniani
Jim Reynolds
Sam Salkin
Aron Sanchez
Tuomas Toivonen
Nene Tsuboi
Jonida Turani
Frankie Whitman
Sarah Whitman-Salkin

Shtypi
Elisa Smilovitz, McClelland & Co, elisa@mcclellandco.com

moc-logo